Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Operacion i madh policor në Elbasan, 27 vetë procedohen penalisht

NULL NULL
21.09.2017 17:35

Policia ka dhënë informacione në lidhje me ngjarjet e fundit të ndodhura në Elbasan, ku ka pasur ndër të tjera edhe përplasje mes Policisë dhe personave të ndryshëm, që janë cilësuar si elementë të dyshuar kriminalë.

Polici ka deklaruar se 27 vetë janë shoqëruar, proceduar penalisht ose janë çuar në gjykata në lidhje me vepra të ndryshme penale.

Nga autoritetet është thënë se është identifikuar edhe personi që ka gjuajtur me armë makinën e policisë dhe se po punohet për ta kapur atë, shkruan gazeta Shekulli.

Nga policia u shprehën se janë duke punuar me vendosmëri për të goditur krimin dhe personat që merren me veprimtari kriminale.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.