Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

OKB me Fond Besimi, por nuk kompenzon viktimat e helmimit

NULL NULL
27.05.2017 12:02

Pas marrjes parasysh të raportit të një paneli ekspert mbi shkeljen e supozuar të të drejtave të njeriut nga misionet paqeruajtëse në Kosovë, Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, ka vendosur që ta krijojë një Fond Besimi që të zbatojë projekte asistence me bazë komuniteti, ka thënë zëdhënësi i tij, Stephane Dujarric.

Mes rasteve të shqyrtuara nga Paneli Këshillues i Të Drejtave Të Njeriut, që ekzaminon shkeljet e të drejtave nga UNMIK-u, ishte një ankesë e dërguar nga 138 individë nga komunitetet Rome, Ashkali dhe Egjiptiane që kanë vuajtur nga helmimi nga mbetjet e plumbit, dhe pasojat tjera serioze si rezultat i rivendosjes në kampet e personave të internuar në veri të Kosovës.

Fondi i Besimit do të financojë projektet me bazë komuniteti, fillimisht në Mitrovicën Veriore, Mitrovicën Jugore dhe Leposaviç, por që do t’i shërbejë më gjerësisht komuniteteve Rome, Ashkali dhe Egjiptiane.

“Projektet e asistencës do të përqëndrohen në nevojat më të mëdha të komuniteteve më të pasigurta, përfshirë me respekt për shërbimet e shëndetësisë, zhvillimin ekonomik dhe infrastrukturës”, tha në një deklaratë, zëdhënësi për Sekretarin e Përgjithshëm.

“Sekretari i Përgjithshëm beson se është detyra jonë e përbashkët që t’i përkrahim komunitetet Rome, Ashkali dhe Egjiptiane në Kosovë, dhe të sigurohemi që ata pranojnë asistencën për të cilën kanë nevojë”, tha Dujarric, duke thënë se Kombet e Bashkuara do ta bëjnë çdo përpjekje, në konsultim me Shtetet Anëtare, që t’i mobilizojnë burimet e nevojshme për Fondin e Besimit, shkruan në faqen e Kombeve të Bashkuara.

Që prej Nëntorit 2007, Paneli ka shqyrtuar më shumë se 500 ankesa në kontekst të misioneve paqeruajtëse të Kombeve të Bashkuara. Në disa raste, Paneli ka ardhur në përfundim që ka pasur dështime në mbështetjen e standardeve të të drejtave të njeriut.

Paneli kompletoi punën e vet në rastin e Kosovës dhe rrjedhimisht hartoi një raport final në korrik të vitit 2016.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.