OKB i heshti ngacmimet seksuale NULL NULL 18.01.2018 17:05 18.01.2018 17:05 Organizata e Kombeve të Bashkuara, mësohet se ka lejuar lulëzimin e ngacmimit dhe sulmeve seksuale në zyret e saj anembanë botës. Kështu raporton The Guardian, pas një hulumtimi të tyre që rezulton se dhjetra punonjës të tanishëm dhe të mëparshëm të OKB-së përshkruan një kulturë të heshtjes në të gjithë organizatën dhe një sistem të metë ankesash që është bërë pirg kundër viktimave seksuale, transmeton Klan Kosova. Nga punonjësit e intervistuar, 15 thanë se kishin përjetuar ose raportuar ngacmime seksuale ose sulme gjatë pesë viteve të fundit. Veprat e pretenduara shkonin nga ngacmimi verbal në përdhunim, thuhet në hulumtim, transmeton Klan Kosova. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.