OKB dënon ndarjen e fëmijëve nga prindërit në kufirin amerikan NULL NULL 18.06.2018 16:05 18.06.2018 16:05 Shefi për të drejta të njeriut i Kombeve të Bashkuara, Zeid Ra’ad Al Hussein, e dënoi, siç u shpreh ai, ndajren “e pafalshme” të fëmijëve migrantë nga prindërit e tyre në kufirin e Shteteve të Bashkuara. Politika “zero tolerancë”, e zbatuar nga administrata e presidentit amerikan, Donald Trump, ka shkaktuar reagime gjithandej, sidomos qysh të dielën, kur SHBA ka shënuar Ditën e Baballarëve. “Ideja që një shtet përpiqet t’i pengojë prindërit duke shkaktuar abuzime të tilla te fëmijët, është e pafalshme”, tha Al Hussein në një sesion të Këshillit të të Drejtave të Njeriut në Gjenevë. Ai kërkoi që Uashingtoni ta përfundojë menjëherë, siç u shpreh, praktikën e “ndarjes së detyrueshme të fëmijëve” nga prindërit. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Shefi i EULEX-it për votimet në veri: Po angazhohemi që secili ta ushtrojë të drejtën demokratike 5 minuta më parë
Kosova Avokati i Popullit i dorëzoi Kuvendit të Kosovës raportin vjetor për vitin 2023 34 minuta më parë