Oferta milionëshe e Bilfinger dhe joserioziteti i ekzekutivit kosovar (VIDEO) NULL NULL 01.07.2015 20:34 01.07.2015 20:34 Për termocentralin Kosova A është folur edhe në Gjermani, ku kancelaria gjermane e porositi Isa Mustafën, kreun e qeverisë, që ofertën e kompanisë gjermane për investime energjetike në Kosovë, ta marrë seriozisht. Ky deklarim i Merkelit, sipas përfaqësuesve të “Bilfinger”, erdhi pasi këtë projekt , ekzekutivi i vendit nuk e morri asnjëherë parasysh, që kur iu prezantua asaj 2 vjet më parë. Avni Kurshumliu, përfaqësuesi i kompanisë “Bilfinger” në Kosovë ka thënë se ekzekutivi i kaluar nuk e ka marrë seriozisht këtë projekt dhe se me rindërtimin e plotë të Kosovës A, parashihet prodhimi i 815 megavat energji. Zëdhënësi i Qeverisë, Arban Abrashi, ka thënë se nuk është në dijeni për këtë ofertën prej 800 milionë euro për këtë projekt, por se tash e tutje interesimi për të do të ndryshojë. Kurse, Billall Sherifi, anëtari i anëtarësisë së NISMA, është shprehur i habitur me heshtjen e qeverisë karshi kësaj oferte milionëshe, dhe ka thënë se një investitor i tillë nuk duhet neglizhuar. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 28/03/2024