Oda Amerikane dëgjon shqetësimet e sektorit privat në Suharekë NULL NULL 27.07.2016 14:59 27.07.2016 14:59 Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë organizoi një tryezë në nivel lokal me Kryetarin e komunës së Suharekës Sali Asllanaj. Në këtë takim këta të fundit diskutuan rreth problemeve që po përballen bizneset e sektorit privat që operojnë në këtë komunë, njofton Klan Kosova. Drejtori Ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Arian Zeka theksoi zgjerimin e listës së lëndëve të para të liruara nga detyrimet doganore, çështje kjo e ngritur edhe në Komisionin Kombëtar për Zhvillim Ekonomik, si një ndër problemet kryesore me të cilat pëballet sektori privat. Ai shtoi se zgjerimi i listës së produkteve të liruara nga dogana do të barazonte pozitën konkurruese të prodhuesve vendor në raport me vendet e rajonit, duke argumentuar se aplikimi i TVSH-së në lëndët e para ndikon, mes të tjerash, në çmimet e larta të produkteve të gatshme për shitje apo eksport jashtë vendit. Kryetari i komunës së Suharekës, Sali Asllanaj shprehi mirënjohje ndaj Odës Amerikane, që sipas tij, vazhdon të jetë mbështetëse e madhe e sektorit privat, duke vlerësuar iniciativat e saj, të cilat jo vetëm që u mundësojnë kompanive vendore të shprehin shqetësimet e tyre, por vazhdimisht nxisin vendimet e institucioneve shtetërore prej të cilave përfiton sektori privat, njofton Klan Kosova. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Crosetto pas takimit me Maqedoncin: Do të bashkëpunojmë me FSK-në për të mbështetur sigurinë në rajon 1 orë më parë
Kosova Maqedonci informoi homologun italian për mbështetjen që Kosova po i ofron Ukrainës 2 orë më parë
Kosova Maqedonci pas takimit me homologun italian: Kosova në NATO do të garantonte stabilitet dhe paqe në Ballkan 3 orë më parë