O’Connell kërkon pension dinjitoz për viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës NULL NULL 19.06.2017 11:29 19.06.2017 11:29 Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruari O’Connell, ka thënë se është përgjegjësi e madhe që të bisedohet për njohjen e statusit të viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës. “Të mbijetuarit kanë nevojë që t`u njihet statusi dhe ti ofrohet ndihma konkrete që e meritojnë. Është e vërtetë që shumë hapa janë marrë nga qeveria dhe shoqëria civile. Fatkeqësisht kanë mbetur edhe hapa të pazbatuar. Qeveria e ardhshme duhet të caktoj shumën e pensioneve. Ky pension duhet të jetë dinjitoz”, ka thënë ai gjatë një tryeze që u organizuar sot nga Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës.. Sipas tij, Qeveria britanike është e përkushtuar të punojë në këtë drejtim dhe të ju mbështes. Sipas tij, qëllimi është që viktimat dhe fëmijët e tyre mos të mos fajësohen për atë që atyre u ka ndodhur, raporton Ekonomia Online, transmeton Klan Kosova. Është koha që të mbijetuarve tu ofrohet drejtësi, ka shtuar ai. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 11 orë më parë
Kosova “Jam familjare e Kurteshëve, por s’më punësuan ata, u punësova me meritë” (VIDEO) 11 orë më parë
Kosova Fakulteti Juridik i UP-së në top 3-shën e gjithë botës, Osmani: Sukses historik 13 orë më parë