18:45, 13 Qershor 2018

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairí O’Connell, e ka quajtur të turpshëm kthimin e Xhabir Zharkut në Kosovë, njofton Klan Kosova.

“Xhabir Zharku u dënua me tre vjet burg për krimet e tij. Kthimi i tij në Kosovë si një njeri i lirë është i turpshëm”, ka shkruar O’Connell në profilin e tij në Facebook.

“Por turpi i vërtetë është se gjatë gjashtë viteve që kur u lejua ai t’i ikte drejtësisë, asgjë nuk është bërë për të ndaluar që politikanët e tjerë kriminalë të bëjnë të njëjtën gjë”.

“Unë nuk shoh asnjë arsye për një dispozitë ligjore e cila lejon kriminelët të ikin nga vendi dhe të jetojnë jashtë vendit në vend që të vuajnë dënimin e tyre në burg”.

“Unë shpresoj që reformat e Drejtësisë të Qeverisë do të mbyllin këtë shteg dhe kështu do t’u japin mbështetje atyre policëve dhe prokurorëve që janë seriozë në luftën kundër krimit të organizuar”.

“Mbretëria e Bashkuar ka nevojë që Kosova të jetë një partner serioz në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”.

klankosova.tv