OBSH-ja paralajmëron për HIV, pak njerëz po testohen NULL NULL 29.08.2016 10:34 29.08.2016 10:34 Mungesa e testimit për virusin HIV, mund t’i pengojë shumë përpjekjet për të diagnostifikuar dhe për t’i trajtuar njerëzit me këtë infeksion, paralajmërojnë ekspertët e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova. Ata kanë analizuar raportet e parvjetshme që OBSH ka dërguar në 127 shtete nga viti 2012 deri në vitin 2014, duke kërkuar që të dijë për kapacitetin dhe mostrat e gjakut që janë përdorur për të kontrolluar për prezencën e virusit HIV. OBSH është e shqetësuar për rezultatet, ngase ka shumë pak njerëz që e bëjnë testin për HIV. Kjo organizatë i ka paralajmëruar Kombet e Bashkuara, se targeti për HIV mund të humbet nga ky rezultat. Fjala është për tragetin që OBSH-ja ka vendosur për virusin HIV në botë, që do të thotë se deri në vitin 2020, 90% e njerëzve që jetojnë me këtë virus, duhet ta dinë se janë të infektuar, ata që janë diagnostifikuar duhet të marrin terapinë dhe 90% e pacientëve që trajtohen, duhet ta shtojnë masën e terapisë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Zhdukja e biznesmenit, Musa Hamitit - Flet avokatja e Marilena Markoviq (VIDEO) 7 minuta më parë
Kosova Nuk ka kuorum për votimin e Komisionit Hetimor për kontrata njëburimore gjatë Qeverisë Kurti 9 minuta më parë
Kosova Abdixhiku: Prokuroria Speciale të hetojë kontratat njëburimore të realizuara nga Qeveria Kurti 20 minuta më parë