Oboti i Shkodrës në kushte mbijetese NULL NULL 24.03.2018 17:34 24.03.2018 17:34 Në Obot të Shkodrës, aty ku uji ka mbuluar gjithçka prej ditësh, banorët janë në kushte mbijetese. Varkat vijojnë të mbesin mjeti i vetëm me të cilin mund të hysh në fshatin Obot, aty ku përmbytja është prezente prej tre javësh. I gjithë territori është i rrethuar nga uji, i cili është kthyer në mbretëruesin e vetëm në këtë zonë. Toka i ka humbur gjurmët e saj dhe nga pragu i shtëpisë menjëherë duke hipur mbi varka banorët kryejnë lëvizjet për në drejtim të rrugës së re, aty ku kryhet komunikimi me Shkodrën dhe pjesën tjetër të vendit. Banorët e kanë humbur çdo lloj beteje dhe po gjejnë kushte të pazakonta për të mbijetuar. Varkat u mundësojnë lëvizjen për të blerë diçka apo për t’u shërbyer bagëtive. Të mbjellat i ka mbuluar uji. Oboti nuk është më i njëjti. Sigurimi i bazës ushqimore për gjënë e gjallë mbetet problem për banorët. Prej një muaji, mijëra hektarë tokë ndodhen nën ujë. Përveç të gjithave, banorët duhet të përballen edhe me mungesën e energjisë elektrike për shkak të dëmtimit të rrjetit dhe transformatorëve. Edhe pse kanë humbur shpresat, ata shprehen të vendosur për të mos e braktisur vendlindjen e tyre./lapsi *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Java e Gruas - sot mbahet konferenca “Udhëhiq me gjithëpërfshirje: Ndërthurja e politikës me ekonominë” 19/03/2024
Kosova Moderatori, Kurtit: Duket që nuk e ke problem nëse po e hidhëron dikë - Kurti: Kritika është e shëndetshme 19/03/2024