20:30, 19 Maj 2017

Policia e Kosovës i ka gjetur autorët e grafiteve me simbole nacionaliste serbe që u bën në një shkollë në komunën e Obiliqit.

F. Stoliq 17 dhe J. Jakovlevic 20 vjeçar sipas Policisë janë të përfshirë në këtë rast dhe të njejtëve u është gjetur spreji që dyshohet se u përdor për shkrimin e grafiteve.

Klan Kosova ka vizituar familjet e dy të rinjve ndërkohë që asnjëra prej tyre nuk ka dashur të flasë para kamerës për rastin.

Për prangosjen e tyre reagoi edhe e ashtuquajtura Zyra Serbe për Kosovë në Serbi.

Kronikë nga Dafina Jegeni-Krasniqi.

Interesante