15:43, 10 Janar 2017

Presidenti në largim i SHBA-ve Barack Obama siç duket menjëherë ka gjetur punën e tij të radhës pas përfundimit të mandatit të tij në Shtëpinë e Bardhë.

Kjo pasi kompania muzikore suedeze Spotify, i ka ofruar Obamas një vend pune, si President i Play Listës muzikore, shkruan BBC, përcjellë Klan Kosova.

Një ofertë e tillë Presidentit Obama i erdhi pas një shakaje që ka bërë se ‘’ishte në pritje të një pune tek Spotify’’.

Ajo çfarë e bën edhe më të veçantë njoftimin dhe ofertën për punë të Presidentit Obama del të jetë se aty jo –rastësisht kërkohet eksperiencë punë tetëvjeçare si drejtues i një shteti.

Qysh nga viti 2015 Presidenti në largim Barack Obama kishte deklaruar simpatinë e tij për reperin Lamar si dhe kishte promovuar çdo herë këngët e Spotify, shkruan BBC, përcjellë Klan Kosova.

_93339879_obama

 

Interesante