Obama viziton Princin Harry NULL NULL 27.05.2017 20:22 27.05.2017 20:22 Ish-Presidenti amerikan Barack Obama është takuar me Princin Harry duke e vizituar në Pallatin Kensington, të shtunën në Londër, Angli. “Ata diskutuan një sërë interesash të përbashkëta duke përfshirë mbështetjen për veteranët, shëndetin mendor, ruajtjen, fuqizimin e të rinjve dhe punën e fondacioneve të tyre përkatëse”, thuhet në deklaratën lëshuar nga pallati, transmeton Klan Kosova. Obama gjithashtu i ofroi ngushëllimet e tij viktimave të sulmit të Mançesterit. “Si babai i dy vajzave, unë jam zemërthyer nga tragjedia e jashtëzakonshme që ka ndodhur në Manchester”, tha Obama në një video-mesazh ditë më parë gjatë një vizite në Berlin. “Për të gjitha familjet që janë prekur, për të gjithë ata që janë ende duke u rikuperuar, për ata që kanë humbur të dashurit, është e paimagjinueshme të mendohet për mizorinë dhe dhunën që ka vuajtur qyteti i Mançesterit”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Lajme Ushtria izraelite pretendon se ka vrarë komandantin e lartë të Hamasit në Al-Shifa 35 minuta më parë