“Obama nuk e përgjoi Trump-in” NULL NULL 04.03.2017 19:11 04.03.2017 19:11 Zëdhënësi i ish-Presidentit të Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, ka deklaruar se akuzat e presidentit aktual Donald Trump se atij i është përgjuar telefoni nga administrata e Obamas, janë thjesht false, raporton BBC, transmeton Klan Kosova. Kevin Lewis ka thënë se as presidenti Obama e asnjë tjetër zyrtar i Shtëpisë së Bardhë, kurrë nuk ka urdhëruar spiunim të asnjë qytetari të Shteteve të Bashkuara. Presidenti Donald Trump, e ka akuzuar paraardhësin e tij Barack Obaman, për përgjimin e telefonatave të tij në Trump Tower, përmes një fluksi “cicërimash” në Twitter gjatë së shtunës në mëngjes. Trump ka shkruar në llogarinë e tij në Twitter, se ish-presidenti e kishte spiunuar në tetor, vetëm një muaj para se ai t’i fitonte zgjedhjet. “E tmerrshme! Sapo e kuptova se Obama m’i ka përgjuar telefonatat në Trump Tower pak para fitores. Ai s’ka gjetur asgjë. Ky është McCarthyism”, ka shkruar Trump, transmeton Klan Kosova. McCarthyism të cilit Trump i referohet në postimin e tij, është praktika e të bërit akuza pa kurrfarë baze faktike. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Krasniqi: Më së shumti më dhimbset nëna, suksesi im është prej lutjeve të saj (VIDEO) 3 orë më parë