22:29, 16 Prill 2018

Analisti Adri Nurellari ka thënë prania e Gjykatës Speciale e “njollos” imazhin e Kosovës, pasi lë të kuptojë se është një vend që ka ende probleme me të kaluarën, njofton Klan Kosova.

“Kjo do na ndikojë në mbajtjen do na vështirësojë njohjen ndërkombëtare do kemi dëmtim në aspektin e sigurimeve dhe është një tragjedi për popullin tonë pasi është një lloj mbajtje peng e trashëgimisë së Kosovës”.

“Kemi pasur gjyqe ndaj dy komandatëve si Limajt dhe Haradinaj që ka qenë një torturë për ta dhe për shoqërinë tonë”.

Nurellari ka ritheksuar se kjo gjykatë e vë Kosovën në një pozitë të vështirë ku i kërkohet të dëshmojë pafajësinë.

“Kemi pasur rrëfime të tilla ku kanë treguar se kanë bërë veprime të dhunshme për t’ia vënë fajin UÇK-së dhe ata që bëjnë akuza të tilla përgjegjësi ligjore ose për moskallëzim krimi ose pasi mashtrojnë dhe meritojnë të ndëshkohen”, ka thënë Nurellari duke iu referuar trillimeve të Serbisë.

“Ka akterë politik që i konvenon kjo gjykatë për të eliminuar kundërshtar politik që nuk i mundin me vota”.

 

 

 

Interesante