Nuk pritet të ketë fitues absolut të zgjedhjeve NULL NULL 26.05.2017 08:33 26.05.2017 08:33 Ndarja e partive politike në tri blloqe (koalicioni PDK-AAK-“Nisma”, koalicioni LDK-AKR-“Alternativa” dhe “Vetëvendosje” si parti e vetme) nuk pritet t’i sigurojë asnjërit grup fitore absolute pas zgjedhjeve. Kështu vlerësojnë njohësit e çështjeve politike në Kosovë, të cilët konsiderojnë se partitë politike brenda koalicioneve tashmë janë në konkurrencë me njëra-tjetrën. Sipas tyre, koalicionet e lidhura mund të bëhen “zjarr” që do t’i djegë partitë e vogla dhe do të shkaktojë “tërmet” pas zgjedhjeve, shkruan gazeta “Zëri”. Nga ana tjetër, përfaqësuesit e tri blloqeve shprehen të vendosur se do të triumfojnë në zgjedhjet e 11 qershorit. E përderisa të tria këto taborëve synojnë që në krye të ekzekutivit t’i sjellin kandidatët e tyre, Ramush Haradinajn, Avdullah Hotin e Albin Kurtin, analistët konsiderojnë se çështja e kryeministrit nuk është e mbyllur, pa marrë parasysh se cili nga këto grupacione del triumfues në zgjedhje *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 15 orë më parë