”Nuk më lini të vishem si dua, vij në punë me fustan” NULL NULL 26.06.2017 16:45 26.06.2017 16:45 Një i ri ndërmori një veprim sfidues duke shkuar në punë me pantallona të shkurtra, por kompania e ktheu mbrapsht. 20 vjeçari britanik Joey Barge, nga Buckinghamshire, për shkak të të nxehtit vendosi të ”protestonte” kundër kodit të veshjes. Kompania e cilësoi të papërshtatshme veshjen dhe e dërguan në shtëpi. Por në vend që i riu të vishte një palë pantallona për t’i qetësuar bosët e tij, 20 vjeçari veshi një fustan rozë të ndritshëm dhe u rikthye në kompaninë Call Center. Ai mori shpejt mbështetje të gjerë në rrjetet sociale dhe kompania u detyrua të lëshonte një memo të re mbi kodin e veshjes, shkruan Ora, transmeton Klan Kosova. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.