“Nuk do të ketë marrëveshje të reja, pa u zbatuar të vjetrat” NULL NULL 20.02.2018 14:03 20.02.2018 14:03 Shefi i delegacionit kosovar në bisedimet me Serbinë, Avni Arifi, ka raportuar para Komisionit për Punë të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike. Arifi me këtë rast tha se po synojnë që dialogu të jetë proces gjithëpërfshirës dhe njoftoi se në takimin e radhës më 26 të këtij muaji do të diskutohet për marrëveshjet e pazbatuar deri më tani. “Do të bisedohet për implementimin e marrëveshjeve të arritura por që ka ngecje në implementim. Nëse e shihni pasqyrën do ta shihni që Kosova i ka kryer obligimet e saja. Ne si grup konsiderojmë që duhet të bisedojmë për të gjitha”. Arifi ka propozuar që në delegacionin kosovar të ketë edhe përfaqësues nga partitë parlamentare. Ai shtoi se nuk do të diskutohen tema të reja pa u bë njohje reciproke në mes dy shteteve “Sa herë që kemi takime në Bruksel jemi të gatshëm të takohemi me ju. Nuk po shkojmë në Bruksel për çështje të reja por për çështjet e ekzistuese. Kjo qeveri nuk e pranon asociacion i cili përmban shkelje kushtetuese”. “ “Nuk do të ketë marrëveshje të reja pa u arritur marrëveshjet e vjetra dhe njohja reciproke. Qëllimi i këtij dialogu është normalizimi i raporteve Kosovë serbi dhe ky normalizim nuk mund të ndodhë pa njohje reciproke”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Çitaku për zgjedhjen e dy nënkryetarëve të PDK-së: Zonja për të cilat ka nevojë Kosova 3 orë më parë
Kosova Suspendohet zyrtari policor, dyshohet se kontrabandoi mallra në vlerë mbi 4 mijë euro 3 orë më parë