Gjermani është rreshtuar krah legjendave të NBA, pasi ka arritur kuotën e 30 mijë pikëve në karrierë

13:02, 8 Mars 2017

Dirk Nowitzki tashmë është në librin e legjendave, pasi sezonin e tij të 19-të arriti kuotën e 30 mijë pikëve, duke u bërë basketbollisti i 6-shtë në historinë e NBA që regjistron të tilla shifra.

Gjermani realizoi 25 pikë në suksesin 122-111 të Dallas Mavericks ndaj Los Angeles duke hyrë në historinë e NBA.

Tashmë veterani gjerman qëndron përkrah emrave që kanë lënë shenjën e tyre në këtë sport si Kareem Abdul-Jabar, Karl Malone, Michael Jordan, Kobe Bryant dhe Wilt Chamberlain të cilët janë edhe 5 basketbollistët e parë që ja kanë dalë të kalojnë kuotën e 30 mijë pikëve në karrierë.

Ashtu si Malone e Bryant që i realizuan të gjitha pikët e tyre me fanellat e Utah dhe Lakers edhe Nowitzki e arriti këtë kuotë duke mbajtur veshur vetëm fanellën e Dallas, skuadër me të cilën ka fituar titullin kampion në 2011-tën.

Interesante