Novosti: NATO ia kthen Serbisë qiellin e Kosovës? NULL NULL 25.11.2016 22:26 25.11.2016 22:26 Gazeta serbe Večernje Novosti, shkruan se përfaqësuesit e Serbisë do të takohen me një delegacioni të NATO-s në selinë e NATO-s me 14 dhjetor ku do të bisedohet për rikthimin nën Serbi të hapësirës ajrore mbi Kosovën – të cilën momentalisht e kontrollon KFOR-i, njofton Klan Kosova. “Në lidhje me kontrollimin e hapësirës ajrore, në Bruksel do të diskutojnë edhe Aleksander Vuçiç e Jens Stoltenberg”, shkruan Novosti. “Kërkesat tona janë të gatshëm dhe qëndrimi është shumë i qartë. Ne do të bëjmë gjithçka për të mbrojtur hapësirën tonë”, ka thënë për gazetën serbe, Radojica Rovcanin, drejtor i Kontrollit të Fluturimit të Serbisë dhe Malit të Zi, i cili do të jetë në delegacionin në Bruksel. Qiellin mbi Kosovë, që nga viti 1999, e kontrollon KFOR-i, njofton Klan Kosova. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 14 orë më parë