9:48, 5 Qershor 2018

Notuesi francez, Ben Lecomte, është nisur nga Japonia me synimin që të bëhet personi i parë që kalon duke notuar Oqeanin Paqësor.

51 vjeçari, do të notojë për çdo ditë nga tetë orë në gjashtë muajt e ardhshëm, ku si cak i ka brigjet perëndimore të SHBA-së, shkruan BBC, përcjell Klan Kosova.

Ai për këtë kohë do të përballet me rrezikun nga peshkaqenët, stuhitë, tufat e kandilit të detit dhe temperaturat ekstreme të ftohta të ujit.

Lecomte shpreson që të rrisë vëmendjen rreth ndryshimeve klimatike ku dhe një ekip shkencëtarësh do ta përcjell atë për të bërë hulumtime në distancën që ai do ta notojë prej nëntë mijë kilometrave.

Notuesi që jeton në SHBA ka ushtruar çdo ditë për disa orë duke bërë not. Ai ka praktikuar “Vizualizimin dhe shkëputjen” për të qenë mentalisht i gatshëm.

“Pjesa menate është shumë më e rëndësishme sesa ajo fizike”, ka thënë ai për AFP.

“Duhet të siguroheni që të mendoni çdoherë pozitivisht”.

“Kur nuk keni diçka me të cilën preokupoheni mendja juaj bëhet si spirale dhe aty fillon problemi”.
Twitter post by @BenLecomteSwim: More than six years of preparations have lead to this moment. Finally really to start my swim across the Pacific Ocean. #theswim #benlecomtetheswim watch the live stream of my departure on @Seeker Facebook. @Discovery

Interesante