21:11, 6 Qershor 2018

51-vjeçarin Ben Lecomte, mund ta quani Kapiteni Planet i jetës reale! Ai është një notues i distancave të largëta, i cili pritet ta kalojë Oqeanin Paqësor për të tërhequr vëmendjen ndaj nevojave të nënës Tokë.

Para dy dekadash ai bëri diçka të ngjashme duke notuar përtej Atlantikut dhe duke u bërë kështu personi i parë që bën udhëtime të tilla i vetëm.

Derisa Lecomte shtyhet me Paqësorin, ai do të ndeshet me shumë rreziqe, duke përfshirë edhe një zonë migrimi me peshkaqenë të bardhë dhe të mëdhenj.

Interesante