“Nothing Compares 2 U”, publikohet versioni i studios i Prince (VIDEO) NULL NULL 21.04.2018 21:55 21.04.2018 21:55 Përfaqësuesit e pasurisë së Prince kanë publikuar incizimin në studio të këngës “Nothing Compares 2 U”, afër dy vjet pas vdekjes së tij. Sipas tyre, ylli nga Minneapolis e kishte regjistruar këtë këngë më 1984 në Flying Cloud Drive, në Eden Prairie të Minnesota-s. Ai e kishte shkruar këtë këngë për veten, por më pas ia kishte dhënë bendit të zhanrit jazz-punk, “Family”, të cilin e kishte bërë bashkë në të 80-tat. Gjashtë vjet më pas, këngëtarja irlandeze, Sinead O’Connor, përvetësoi këtë projekt dhe e shndërroi në hit ndërkombëtar. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kulturë Rrëfimi i një nëne për të birin përmes librit "Dëshmia e një nëne" nga Shpresa Hoxha (VIDEO) 17 orë më parë