Note 10 zyrtarisht është prezantuar në Kinë, ndërsa më 31 gusht do të lansohet në variantet në Midnight Black (e zezë e errët)  dhe Phantom Blu (e kaltër)

22:39, 3 Gusht 2018

Note 10 më në fund është paraqitur zyrtarisht dhe ka shumë prej karakteristikave të mëparshme të modeleve Note, që kishin defekte me bateri.

Sistemi operues i këtij modeli është  Android 8.1 Oreo, me mbështetje për mbushje të shpejtë(Fast Charging).

Note 10 është i pajisur me ekran Full HD si dhe AMOLED me madhësi 6.95 inç, me rezolucion prej 1080 x 2220 pikselë.

Ky model mbështet standardin HDR10 dhe ka një mbulim me ngjyra NTSC prej 115 për qind, njofton T3, transmeton Klan Kosova.

Pajisja posedon çipin Kirin 970, në versionet me 6GB ose 8GB RAM, ndërsa hapësira e brendshme e ruajtjes vjen në variantet 64GB dhe 128GB për një model prej 6GB RAM, ose 128GB për modelin me 8GB RAM.

Telefoni ka kamerë kryesore 24MP dhe atë sekondare me 16MP, derisa ajo kamera e përparme ka 13 mega pixel.

Përpos këtyre cilësive Note 10 karakterizohet edhe nga një pamje e jashtme shumë e bukur.

Note 10 zyrtarisht është prezantuar në Kinë, ndërsa më 31 gusht do të lansohet në variantet në Midnight Black (e zezë e errët)  dhe Phantom Blu (e kaltër).

Shifrat e blerjes do të fillojn nga  410 dollarë për modelin 6GB/64GB, pastaj 470 dollarë për modelin 6GB/128GB, si dhe rreth 530 dollarë për modelin 8GB/128GB.