Nora dhe Roberti bëhen shtetas të Shqipërisë NULL NULL 11.10.2018 18:02 11.10.2018 18:02 Çifti i njohur dhe shumë i dashur për publikun, Nora dhe Roberti, janë bërë zyrtarisht shtetas të Shqipërisë. Lajmi u bë i ditur nga Robert Berisha i cili postoi një fotografi në story ku shihen dy pasaporta shqiptare. Imazhin, këngëtari e përshkroi me dy zemra, një të kuqe dhe një të zezë. Kujtojmë që shtetase e Shqipërisë është edhe motra e Norës, Era e cila e mori pasaportën vite më parë. Nëse nuk e dini, para pak ditësh, Roberti publikoi bashkëpunimin me Kastro Zizon dhe Eneda Tarifën, ndërkaq Nora akoma nuk solli këngë të re që pas bashkëpunimit me producentin Mixey. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.