19:16, 12 Tetor 2018

Reperi nga Shqipëria Noizy, nga tani e tutje mund të shihet edhe nëpër libra shkollorë, njofton Klan Kosova.

Nëpërmjet imazhit të publikuar në InstaStory,  shihet se kjo ka të bëjë me një pyetësor të cilin duhet ta plotësojnë nxënësit me emrin e këngëtarit.

Lidhur me këtë lajm ka reaguar gazetari nga Shqipëria Isa Myzyraj, sipas të cilit fëmijët nuk duhet të mësojnë për të.

Postimi i tij:

“Noizi ne librat shkolle! 
Ai, veç te tjerash eshte modeli i te te forteve, modeli i te rinjve qe i zgjidhin hallet me arme, modeli i atyre qe perfundojne neper komisariate nje here ne dy muaj, modeli i grushteve, femrave te zhveshura, e traplleqeve pa fund. Femijet shqiptare, nuk e meritojne te mesojne as per njerin as per tjetrin, kushdo eshte ai, po pse mor, a nuk ka modele te rinjesh veni yne ? Ketu kemi te rinj sa te duash qe mund te behen model, kemi te rinj qe e duan vendin e tyre dhe kane punuar per kete vend, te rinj qe ne media dalin vetem kur thyejne rekorde dhe jo kapen me droge a me arme, kemi te rinj neper universitetet me prestigjoze boterore, te rinj per tu marre shembull. 


Po pse, a paska mbetur Noizi qe te behen model per femijet? Cfare do u thote ai prind, kur femija ta pyesi kush eshte ai? Kush eshte me te vertete?
Po pse askush nuk shqetesohet per kete skandal, apo qe Babalja dhe disa hajdute qe bene lemsh nje shtet jane kthyer ne axhende ditore te te gjitheve!? 


Noizi dhe Stresi nuk jane modeli i rinise shqiptare, ata jane modeli i te forteve, dhe une jam i sigurte qe asnje prind nuk do ta rrisi femijet e tij dukeni mesuar per arme e dhune, ja qe per kete gje jane kujdesur Tekstet shkollore. Pertejse eshte Skandal, eshte edhe e frikshme nje gje e tille!”

(p.s te apasionuarit pas muzikes se njerit dhe tjetrit, luten ta kuptojne mire kete shkrim, nuk e kam me muziken e kam me modelin)