15:53, 4 Dhjetor 2017

Noizy s’ka të ndalur!

Reperi nga Shqipëria i ka bërë edhe një dhuratë vetes, madje një që kushton goxha shumë, njofton Klan Kosova.

Bëhet fjalë për edhe një Ferrari, pasi ai veç e posedon një të tillë.

Këtë e ka bërë të ditur, vetë Noizy përmes Instagramit të tij ku ka postuar disa foto teksa nënshkruan në kompaninë e Ferrarit.

“Kur isha i vogel bleja Çemçakiza me figura te Ferrarit.. dhe dashuria per te nuk vdiq kurrë.. thank god”, ka shkruar këngëtari.

Interesante