Noel i Osasis flet për sulmin në Manchester NULL NULL 25.05.2017 13:24 25.05.2017 13:24 Noel Gallagher ka shprehur mendimet e tij në lidhje me sulmin terrorist në Manchester Arena që la të vdekur 22 persona dhe 59 të lënduar. Gallagher vjen nga ky qytet anglez, në të cilin edhe e kishte themeluar bendin Oasis bashkë me vëllanë e tij, Liam, dhe anëtarët e tjerë. Ai shprehu pikëllimin e tij për këtë sulm duke përmendur se ka vetë një vajzë adoleshente që ka mundur të jetë aty. Gallagher mendon se Manchester Arena do të hapet sërish dhe kujtoi se ka qëndruar pikërisht në atë vend ku ka ndodhur edhe eksplodimi. “Kjo është një barbari që do marrë goxha kohë që të shërohet”, tha ai në përmbyllje. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kulturë Rrëfimi i një nëne për të birin përmes librit "Dëshmia e një nëne" nga Shpresa Hoxha (VIDEO) 28/03/2024
Kino dhe Teatër Nga sot në Teatrin Kombëtar fillon shfaqja "Kopshti i Hijeve", tregohet historia e familjes Bogujevci 28/03/2024