9:52, 9 Qershor 2018

Një përditësim i Instagramit po i njofton përdoruesit për të rejat e tyre në Facebook, dhe kjo nuk është pritur mirë nga fansat e kësaj platforme.

Ky rifreskim, që vetëm disa nga përdoruesit e Instagramit e kanë parë, ka shtuar një ikonë të vogël të Facebook-ut në faqen e tyre të profilit.

Klikimi në atë ikonë aktivizon aplikacionin e Facebook-ut, ndërkaq nëse klikoni në atë ikonë për herë të parë, dhe nëse llogaria juaj në Instagram nuk është e lidhur me atë në Facebook, atëherë ju vjen njoftimi që thotë: Instagram do që ta hapë Facebook-un.

Sipas mediumit Mashable, ky opsion i ri është duke u testuar nga Instagrami, dhe kjo gjë është konfirmuar nga një zëdhënës i kësaj kompanie.

Interesante