Njihuni me zëdhënësen e re të Departamentit Amerikan të Shtetit NULL NULL 25.04.2017 10:16 25.04.2017 10:16 Ish-prezantuesja e një emisioni në televizionin Fox News, Heather Nauert është zëdhënësja e re e Departamentit amerikan të Shtetit, transmeton Klan Kosova. “Përvoja e Heather në media dhe interesi i saj i përhershëm për çështjet ndërkombëtare do të kenë vlerë të paçmueshme ndërsa ajo i transmeton përparësitë e politikës së jashtme të administratës për publikun amerikan dhe atë botëror”, u tha përmes një deklarate të DASH-it. Heather Nauert ishte së fundmi një nga drejtueset e emisionit të mëngjesit “Fox and Friends” në Fox News, një emision i preferuar i Presidentit Donald Trump. Më parë ajo ishte korrrespondente për televizionin ABC. Nuk është ende e qartë se kur do të fillojë të drejtojë konferencat për shtyp zëdhënësja e re, Nauert. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Lajme Vdesin 45 persona pasi autobusi humbi kontrollin në Afrikën e Jugut, shpëtoi vetëm një vajzë 8-vjeçe 4 minuta më parë