19:10, 14 Prill 2018

Oliver Kei është alergjik ndaj diellit.

Djaloshi u diagnostikua me një gjendje të rrallë të quajtur Xerderma Pigmentosum kur ishte vetëm 18 muajsh. Si rezultat i kësaj, Oliver vesh një mbulesë të trashë plastike dhe dorëzat kur del jashtë në diell. Pa to, lëkura e tij nxihet dhe bëhet me pikla, gjë që mund të shndërrohet në kancer të lëkurës.

Shtëpia dhe vetura e familjes së tij është e pajisur me mbrojtëse ndaj rrezeve, si dhe llambat në klasën e tij në shkollë janë të mbuluara.