gettyimages-83946055-1
21:03, 9 Janar 2017

Në vitin 2008-të, amerikani Thomas Beatie mori titujt e parë të gazetave, duke u bërë i pari njeri transgjinor që ngeli shtatzënë dhe lindi fëmijë.

Beatie ishte lindur femër, mirëpo kishte vendosur t’i mbante organet e saja femërore gjatë tranzicionit.

Që nga ajo kohë, transgjinorët e tjerë nëpër botë i kanë ndjekur hapat e tij.

Tani 20 vjeçari Hayden Cross, do të bëhet i pari burrë në Britani të Madhe që do të jetë shtatzënë.

Punonjësi i supermarketit, do të bëhet me fëmijë pasi që kishte ngrirë vezët e tij gjatë kohës sa ishte femër dhe fekondimin do ta bëjë nga një dhurues sperme.

 

 

Interesante