Njeriu që ka jetuar më së shumti në tokë, mbush 146 vjet (FOTO) NULL NULL 02.01.2017 14:42 02.01.2017 14:42 Burri indonezian për të cilin thuhet se është personi më i vjetër që ka jetuar në tokë ka festuar ditëlindjen e tij që 146, shkruan The Independent, transmeton Klan Kosova. Mbah Gotoh, nga një fshat i vogël në krahinën e Central Java, ka dokumentacionin që dëshmon se ai ka lindur më 31 dhjetor 1870. Këtë e ka konfirmuar edhe zyra e rekordeve në Indonezi. Është e saktë, kështu që Gotho do të duhet të marrë titullin si personi më i vjetër që ka jetuar ndonjëherë, titull të cilin e ka mbajtur francezja Jeanne Calment, që kishte vdekur me 122 vjet jetë. Gotho festoi ditëlindjen e tij në prani të stërnipit, Suryanto dhe gruas së tij. 146 vjeçari thuhet se është i vetmi që jeton ende nga të gjithë dhjetë motrat dhe vëllezërit e tij, katër gratë dhe gjithashtu fëmijët e tij, transmeton Klan Kosova. Për nder të ditëlindjes së tij, familja dhe të afërmit e mbushën shtëpinë modeste të tij për të festuar këtë rast, dhe Gotho dukej buzagaz derisa i këndohej kënga e ditëlindjes. Indoneziani ka arritur që t’i fikë qirinjtë e ëmbëlsirës me vetëm një të fryrë. Gjersa është pyetur se cili ka qenë sekreti i jetëgjatësisë, ai është përgjigjur: “Receta e vetme është durimi”. Ai thuhet se ishte përgatitur për vdekje në vitin 1992, ku kishte gdhendur edhe gurin e varrit, por që edhe 24 vite pas ai ende jeton. Ai ka thënë se dëshira e tij është që të vdes, pasi tashmë ka nevojë që të ushqehet dhe ta pastrojnë të tjerët, pasi ka filluar që edhe lëvizja t’i dobësohet. Stërnipat e tij kanë thënë se ky pensioner shumicën e kohës e kalon duke dëgjuar radio, pasi televizor nuk mund të ndjek për shkak se i është dobësuar shikimi. Më parë është thënë se kanë jetuar njerëz edhe më shumë se Gotho. Nigeriani Olofintuyi thuhet se ka jetuar 171 vjet dhe Edda nga Etiopia me 163, veç se nuk është arritur që kjo të verifikohet përmes dokumenteve. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.