Njerëzit inteligjentë tradhtojnë më pak? NULL NULL 24.02.2018 15:24 24.02.2018 15:24 Kush është besnik është edhe më inteligjent? Apo tradhtia është tipar i njerëzve më pak të mençur?! Askujt nuk i pëlqen ta lidh mungesën e mençurisë me tradhtinë, sidomos tradhtarët, mirëpo ekziston një lidhje mes tyre…Arsyeja? Inteligjenca dhe besnikëria duken se janë bashkudhëtare, sipas një studimi të kryer nga School of Economics, në Londër. Këtë e pohon psikologu japonez Satoshi Kanazawa, ekspert në të njëjtën shkollë, që ka bërë një studim lidhur me çështjen, shkruan living. Pas disa kërkimeve për të gjetur ‘përse’-në e tradhtisë, te të dyja sekset, ka arritur në përfundimin se tradhtia është një sjellje që i përshtatet ambientit shoqëror. Mijëra pjesëmarrësve në sondazh u është matur niveli i inteligjencës dhe ‘zakonet’ tyre sociale. Ata që qëndronin larg sjelljeve të zakonshme të shumicës kishin koeficient më të lartë inteligjence dhe ishin më besnikë. Kjo ishte vënë re kryesisht te meshkujt ndërsa mes femrave nuk kishte ndryshime të dukshme. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Lifestyle Receta e Anës: Arancini siciliane - Toptha me oriz të mbushura me mish dhe djathë (VIDEO) 1 day