12:17, 8 Korrik 2018

Është bërë një vjet prej publikimit të këngës “New Rules” të Dua Lipës.

Kjo këngë ka qenë suksesi i radhës së këngëtares me famë botërore me prejardhje nga Kosova, njofton Klan Kosova.

Me “New Rules” dhe hitet e saja të mëparshme, Lipa arriti që të shpalljes këngëtarja më e mirë britanike për vitin 2017.

Sot kur ka bërë një vjet prej publikimit, klikimet tregojnë më së miri se kjo këngë ka qenë një hit i vërtetë.

Në kanalin zyrtar të YouTube “New Rules” numëron mbi një miliard e 300 milionë sosh.

Interesante