Një vit pas uraganit Maria – artistët ngjallin Porto Rikon NULL NULL 20.09.2018 20:03 20.09.2018 20:03 Më 20 shtator 2017, një nga uraganet më vdekjeprurëse, uragani Maria, pati shkatërruar ishullin Karaibe në Porto Riko. “Maria” mund të jetë zhdukur prej kohësh, por pasojat e asaj stuhie akoma shihen dhe ndjehen edhe sot në ishullin e vogël, transmeton Klan Kosova. Raportet zyrtare pohojnë se rryma elektrike është restauruar në pjesën më të madhe të ishullit, megjithatë familjet akoma mbajnë kuti të ndriçimit dhe të emergjencës (me pishtarë, bateri dhe qirinj) për shkak të ndërprerjeve të shpeshta të energjisë. Ata që jetojnë në zonat më të largëta, ndoshta janë më me fat, sepse nuk kanë probleme me rrymën dhe ujin e pijshëm. Megjithatë, përballë shkatërrimit të paimagjinueshëm, krijuesit e rinj po përpiqen të rindërtojnë ishullin e harruar nga bota dhe atë po e bëjnë përmes artit. Ndërsa, komuniteti i gjerë hapën disa hotele në të njëjtën kohë për t’ia kthyer sërish shpirtin ishullit dhe popullit portorikan, transmeton Klan Kosova. Ata thonë se “ne jemi këtu, jemi të fortë dhe do të dëshmojmë”. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Moderatori, Kurtit: Duket që nuk e ke problem nëse po e hidhëron dikë - Kurti: Kritika është e shëndetshme 19/03/2024