13:45, 15 Maj 2018

Reduktimi i rrezikut të sëmundjes së zemrës së shpejti mund të jetë aq i thjeshtë sa çpimi i një vaksine gripi.

Ky është rezultati i një studimi të fundit në Imperial College të Londrës, ku theksohet se shkenca ka arritur një hap pranë një medikamenti të ri që trajton kolsterolin e lartë, njofton Klan Kosova.

Përfshirja e niveleve të përgjysmuara të kolesterolit në pacientët me rrezik të lartë të një sulmi në zemër.

“Nivelet e kolesterolit ndryshojnë me një trajtim ditor apo javor, por incisiran vazhdon të punojë për disa muaj pas një injeksion të vetëm”, tha Kausik Ray, profesor i shëndetit publik i cili udhëhoqi hulumtimin.

Inclisiran është shembulli më i fundit i një klase të re të barnave të fuqishme të uljes së kolesterolit të njohur si frenues PCSK9.

Dy të tjerë, evolocumab dhe alrocumab, u licencuan nga NICE dy vjet më parë, por mund të përshkruhen vetëm nga specialistët, jo nga mjekët, kështu që ato ende nuk janë përdorur gjerësisht, njofton Klan Kosova.