14842131151484072054bora-sar
10:51, 12 Janar 2017

Një tjetër viktimë është shënuar nga temperaturat e ulëta. Një 61-vjeçar nga qyteti i Sarandës ka ndërruar jetë për shkak të të ftohtit.

Policia bën të ditur se Zh.T është gjetur i pajetë rreth orës 09.02 në hyrje të shtëpisë së tij private.

Nga veprimet e para hetimore, në trupin e viktimës nuk ka pasur shenja dhune, ndërsa dyshohet se ka ndërruar jetë nga i ftohti. /TopChannel

Interesante