15:31, 13 Tetor 2017

Policia e Kosovës, pas intervistimit të personave që kanë qenë bashkë në tavolinën me sulmuesin e gazetarit, Vehbi Kajtazi, e kanë shoqëruar për në polici Faton Ramadanin, raporton Insajderi.

Faton Ramadani njihet si mik i afërt i Milaim Zekës, deputetit të Nismës për Kosovën, i cili është përfolur në shkrimet e publikuara ditëve të fundit nga Gazeta Insajderi.

Gjendja e shëndëtsore e Kajtazit është e mirë ndërkohë që është dërguar në QKUK.

 

Interesante