Një orë shi përmbyt Vlorën NULL NULL 23.05.2018 22:40 23.05.2018 22:40 Qyteti i Vlorës është përmbytur sërish. Reshjet e rëna me intensitet të lartë brenda harkut kohor të rreth 1 ore bëri që disa rrugë të jenë nën ujë. Gjatë pasdites së të mërkurës kanë krijuar probleme në disa prej segmenteve Rrugore. Probleme ka patur në bulevardin kryesor të qytetit, në lagjen Kushtrimi te 28 Nentori, problematike është dhe te lagjja ‘1 Maj’, pasi pompa nuk po punon dhe oborret janë të mbushura me ujë. Por edhe në afërsi të Skelës ka pasur prezencë uji. Lëvizja e automjeteve në disa zona është kryer me mjaft vështirësi për shkak të pranisë së ujit. Punonjësit e komunales janë në teren për normalizimin e situatës së krijuar nga reshjet./syri.net *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Knaus: Asociacioni i dëshirueshëm, por jo kusht për anëtarësim në Këshill të Evropës 22 minuta më parë
Kosova Burri nga Klina thotë se gruaja me dy vajzat shkuan te familja në Tiranë, s’u kthyen më 26 minuta më parë