Një muaj pas lindjes, Irina Shayk super seksi (FOTO) NULL NULL 20.04.2017 22:00 20.04.2017 22:00 Supermodelja Irina Shayk është kthyer sërish. Një muaj pasi ajo ka lindur foshnjen e saj dhe të Bradley Cooper, Shayk ka shpërndarë një fotografi të saj duke pozuar me bikine ngjyrë të zezë derisa shihej e shtrirë në një jastëk në formë të buzëve të kuqe. Duket se shtatzënia dhe lindja e foshnjes nuk i ka ndikuar modeles Shayk që të humbasë format e saj perfekte trupore, transmeton Klan Kosova. 31 vjeçarja Shayk kishte konfirmuar se është shtatzënë kur ishte paraqitur në spektaklin vjetor të modës të Victoria’a Secret nëntorin e kaluar, kur ishte parë se ka shtuar pak peshë, sidomos rreth zonës së barkut. Shayk dhe Cooper janë bërë prindër të vajzës së tyre, Lea De Seine Shayk Cooper më 21 mars. Derisa Shayk duket se po e shijon periudhën e të qënit nënë, bashkëshorti i saj, Cooper ka nisur xhirimet për filmin e tij të ri “A Star is Born” ku do të luajë përkrah Lady Gagas. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.