11:01, 11 Qershor 2018

Gjykata e Gjilanit ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji ndaj F.Sh, zyrtar policor i arrestuar nën dyshimin për mundësim prostitucioni.

Paraburgimi i është caktuar edhe një shtetase të Shqipërisë me inicialet D.K.

Në këtë rast i pandehuri F. Sh. ka qenë pronar i një qendre masazhi, ndërsa e pandehura D. K. e punësuar në këtë qendër.

Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit, bën të ditur Gjykata Themelore e Gjilanit, transmeton Klan Kosova.