Një milion nënshkrime për rikthimin e dizajnit të Snapchat NULL NULL 15.02.2018 13:23 15.02.2018 13:23 Një milion persona kanë nënshkruar një peticion përmes së cilit kërkohet nga Snapchat që të largojë dizajnin më të ri. Ndryshimet e bëra në këtë aplikacion ishin menduar që të ndanin interaktivitetin me shoqëri nga përmbajtjet komerciale, duke përfshirë yjet dhe personat me influencë. Themeluesi i Snapchat, Evan Spiegel ka deklaruar se përzierja e këtyre dyjave ka kontribuuar për lajme të rreme. Mirëpo, mijëra përdoruese të Snapchat kanë thënë se dizajni i ri është i vështirë për t’u përdorë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.