9:15, 9 Nëntor 2018

Një person u konfirmua i vdekur dhe dy të tjerë u plagosën pas një incidenti me thikë në qytetin australian të Melburnit, tha policia të premten, ndërsa qyteti u bllokua.

Policia e Viktorias tha se sulmuesi i paidentifikuar është në “gjendje kritike” në spital pas incidentit, i cili la një prej viktimave të vdekur, njofton Klan Kosova.

Policia tha se oficerët ‘iu përgjigjen fillimisht një raporti për hapje zjarri” në qendrën e qytetit rreth orës 4:20 të orës lokale.

Një burrë u arrestua në vendngjarje dhe u dërgua në spital nën rojet e policisë në një gjendje kritike “, u tha në deklaratë.

Një zëdhënës i policisë më vonë tha se autoritetet nuk po kërkojnë ndonjë person tjetër të dyshimtë, duke shtuar se hetimi është në “fazë shumë të hershme” dhe se nuk ka “asnjë lidhje të njohur me terrorizmin” deri tani.

Mediet lokale treguan videot të një perosni i cili gjuante dy policë, ndërsa dogji automjetin.

Ndërkaq, mjekët vlerësuan tre persona në vendngjarje se ishin në gjendje kritike.