Një i vdekur dhe katër të lënduar pas aksidentit në Gjilan NULL NULL 21.10.2016 11:11 21.10.2016 11:11 Në mbrëmjen e ditës së enjte, një person ka mbetur i vdekur pas një aksidenti rrugor ndërsa katër të tjerë janë lënduar, njofton Klan Kosova. Aksidenti ka ndodhur në fshatin Budrige në Gjilan në mes të tri veturave. Dy femrat dhe dy meshkujt e lënduar janë dërguar në emergjencën e Gjilanit, përderisa dy nga këta të fundit janë dërguar për tretman të mëtutjeshëm në QKUK. Me urdhër të prokurorit turpi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 28/03/2024