Një i vdekur dhe dy të plagosur nga sulmi me veturë në Gjermani NULL NULL 26.02.2017 11:19 26.02.2017 11:19 Një këmbësor është vrarë dhe dy persona të tjerë janë plagosur nga goditja e një automobili në turmën e njerëzve në qytetin Hajdelberg në Gjermani, ka njoftuar policia. Më pas një polic i armatosur e qëlloi dhe e plagosi një shofer, pasi ai i lëndoi tre vetë me makinën e tij para një ndërtese biznesore. Policia ka njoftuar se një person 73 vjeçar më vonë vdiq nga plagët e pësuara nga goditja e makinës, njofton Radio Europa e Lirë. Dy të plagosurit e tjerë në këtë sulm, një austriak 32 vjeçar dhe një femër 29 vjeçare nga Bosnja, janë trajtuar në spital dhe më vonë janë liruar. Motivet e personit të dyshuar nuk ishin të qarta, por policia tha se nuk ka dëshmi se ishte sulm terrorist. I dyshuari, që është i plagosur seriozisht, ndodhet në një spital në Hajdelberg. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.