Një ëndërr e bërë realitet për Venerën e Lindin (VIDEO) NULL NULL 20.09.2017 22:30 20.09.2017 22:30 Një ëndërr e bërë realitet. Çifti simpatik, Venera Lumani dhe Lind Islami tashmë janë shtetas shqiptarë edhe me dokumente. Këtë e ka bërë të ditur vetë këngëtarja Lumani përmes një postimi në Instagram ku e ka ndarë me miqtë e saj virtual lajmin se Ministria e Kulturës i ka miratuar dhënien e shtetësisë shqiptare të dy atyre. “Kjo ishte surpriza e mbrëmjes së djeshme, një letër ku tregon miratimin e dhënies së shtetësisë shqiptare për mua dhe xhanushin. Falemnderit për Ministrinë e Kulturës dhe Ministren Mirela Kumbaro. Një ëndërr e bërë realitet”, ka shkruar Venera poshtë videos së postuar, njofton Klan Kosova. https://www.instagram.com/p/BZRCHH1j4Lw/?hl=en&taken-by=veneralumani Në këtë video shihet momenti kur të dy lexojnë letrat përkatëse që tregojnë se ata të dy tashmë janë shtetas shqiptarë. E të dy nuk mund ta fshehin një ngazëllim për këtë moment të veçantë, madje ata me buzëqeshje urojnë njëri-tjetrin. Dashuria e Venerës dhe Lindit nisi gjatë spektaklit të talenteve “The Voice of Albania” derisa ka kohë që ata tashmë jetojnë së bashku. Ata përpos që jetojnë bashkë, punojnë edhe së bashku, sepse rrallë herë ndodh që të shfaqen larg njëri-tjetrit qoftë edhe në përditshmëri apo edhe në paraqitjet e tyre muzikore. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.