NISMA: I qëndrojmë prapa Ramush Haradinajt NULL NULL 22.06.2017 13:40 22.06.2017 13:40 Deputeti i NISMA-së për Kosovën, Zafir Berisha ka thënë se i qëndrojnë prapa fjalës që ia kanë dhënë Ramush Haradinajt, se do ta mbështetin për postin e kryeministrit në çdo variant. “Ramushi e di a i ka numrat, ai është i nominuari qe dy vjet dhe ne qëndrojmë në atë që kemi thënë. Pas certifikimit përgjegjësia e të nominuarit të PAN-it do të jetë realizimi i formimit të qeverisë. Përndryshe ne si NISMA do ta mbështesin Haradinajn për kryeministër, në çdo variant i qëndrojmë prapa”, ka thënë Berisha për lajmi.net. Berisha ka thënë se nuk mund të jap qëndrim tash nëse në të ardhmen krijohen rrethana të reja për formimin e qeverisë. Por ai ka siguruar se do ta mbështesin Haradinajn çka do që ndodhë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 28/03/2024