Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Nisin punimet në ndërtimin e parkut “Heroinat” (FOTO)

NULL NULL
28.04.2017 16:08

Në qendër të Prishtinës këtë të premte kanë nisur punimet për ndërtimin e parkut “Heroinat”.

Ky projekt është bashkëfinancim i Komunës së Prishtinës dhe Pro Credit Bank, njofton Klan Kosova.

Shuma e ndërtimit të parkut sillet të jetë afro 40 mijë euro.

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka pohuar se pasi Ministria e Planifikimit Hapësinor kishte premtuar rregullimin e këtij parku dhe nuk e ka realizuar atë, këta kanë marrë iniciativën në nisjen e punimeve.

Ky projekt pritet të përfundojë brenda 30 ditëve kalendarike.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.