Nishani shpreh ngushëllimet për ndarjen nga jeta të ish-Presidentit të Izraelit NULL NULL 28.09.2016 18:02 28.09.2016 18:02 ????????????????????????????????????????????????????????? Presidenti i Shqipërisë Bujar Nishani i ka dërguar sot një mesazh ngushëllimi homologut të tij izraelit, për ndarjen nga jeta të Presidentit të 9-të të Izraelit, për periudhën 2007-2014, Shimon Peres. Në telegramin e ngushëllimit Nishani shprehet: “I nderuar Zoti President, Ndarja nga jeta e Presidentit të 9-të të Izraelit, Shimon Peres, më trishtoi shumë dhe përmes jush dëshiroj që t’i përcjell familjarëve e të dashurve të të ndjerit, si dhe popullit dhe qeverisë izraelite, ngushëllimet më të ndjera e të sinqerta. Presidenti Peres ia dedikoi politikës pjesën më të madhe të jetës së tij të gjatë, dhe ndarja nga jeta është një humbje jo vetëm për familjen e tij dhe popullin izraelit, por edhe për procesin e paqes në Lindjen e Mesme, të cilin e pasuroi me ide e zgjidhje racionale e konkrete. Bota humbi një lider vizionar. Ju siguroj se në këtë ditë trishtimi për familjen e të ndjerit dhe popullin izraelit, jam pranë tyre dhe lutem së bashku me ta që Presidenti Peres të prehet në paqe”, mbyllet mesazhi i ngushëllimit i Nishanit”, shkruan albeu. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova World Aquatics “ia ngre veshin” Agron Zeqirit për diskriminimin e Hana Beiqit (VIDEO) 18 minuta më parë